Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shpresa për paqe “Krishtlindjesh” në Ukrainë, Zelensky nxjerr planin, ofron zonë të demilitarizuar në Lindje
Volodymir Zelensky pohoi se plani i ri për t’i dhënë fund luftës mund të ngrijë luftimet në vijën e frontit, e të lejojë njëkohësisht krijimin e zonave të çmilitarizuara. Sipas kreut të shtetit ukrainas plani 20-pikësh i rënë dakord me SHBA-në është ende nën shqyrtim të Kremlinit, edhe pse Rusia nuk ka gjasa të heqë dorë nga kërkesat territoriale. Megjithatë, mes shpresave për një paqe krishtlindjesh, duket se Kievi ka arritur të largohet nga plani origjinal me 28 pika – i cili favorizonte shumë Moskën e kërkonte nga Ukrainë të tërhiqej nga 20 përqind e rajonit të Donetskut që aktualisht kontrollon. Zelensky sqaroi për gazetarët se plani i ri, përveç dokumentit bazë, ka edhe shtesa të veçanta për fusha specifike. Sipas tij draft i përshkruar...