Shpërthimi brenda xhamisë në kryeqytetin e Pakistanit, shkon në 31 numri i viktimave
Një shpërthim ndodhi të premten në një xhami myslimane në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Sipas asaj që raportojnë mediat, numri i viktimave ka shkuar në 31. Shpërthimi tronditi xhaminë gjatë namazit të së premtes, tha zyrtari i policisë Zafar Iqbal. Lloji i shpërthimit nuk është ende i qartë, tha një zëdhënës i policisë. Policia është në vendngjarje. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv