Shpërthime pranë aeroportit të Erbilit, baza ushtarake italiane goditet nga një raketë në Irak

Shpërthime pranë aeroportit të Erbilit, baza ushtarake italiane goditet nga një raketë në Irak

Një bazë ushtarake italiane në Erbil të Irakut është goditur nga një raketë gjatë natës, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë. Sipas mediave italiane, shpërthimet u dëgjuan rreth orës 23:30 (me orën lokale) dhe ishin aq të forta saqë u ndjenë në zona të ndryshme të qytetit. Një nga raketat raportohet të ketë rënë pranë hotelit “Divan”, një nga hotelet më luksoze të Erbilit. Shpërthime të tjera u raportuan në zonën e aeroportit, ku ndodhet edhe kampi ushtarak “Singara”, ku është i vendosur kontingjenti italian dhe pranë tij edhe një bazë amerikane. Ende nuk është e qartë nëse sulmi është kryer vetëm me raketa apo edhe me dronë. Raportet paraprake flasin për dëme në pistën e aeroportit dhe në disa objekte përreth, ndërsa...