Shpërthim tragjik në një minierë në Nigeri, 38 minatorë humbin jetën, dhjetëra të plagosur

Shpërthim tragjik në një minierë në Nigeri, 38 minatorë humbin jetën, dhjetëra të plagosur

Të paktën 38 minatorë kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi që ndodhi mëngjesin e sotëm në një minierë plumbi në shtetin Nigeria, bëjnë të ditur burime lokale për AFP. Sipas shefit lokal Aliyu Adamu Idris, 27 persona të tjerë janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonë për të verifikuar nëse ka ende të bllokuar në galeritë nëntokësore. Një minator, Ibrahim Datizo Sani, i cili shkoi në vendngjarje menjëherë pas incidentit, deklaroi se shpërthimi ndodhi mes orës 07:30 dhe 08:00 sipas kohës lokale. Ai tregoi se në momentin e ngjarjes punëtorët ndodheshin brenda boshtit të minierës kur papritur ndodhi shpërthimi. “Bëmë gjithçka për t’i shpëtuar, por për fat të keq shumë prej tyre nuk arritën të...