Shpërthim në një xhami në Siri, 8 të vrarë dhe 21 të plagosur

Shpërthim në një xhami në Siri, 8 të vrarë dhe 21 të plagosur

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi brenda një xhamie në qytetin e Homsit, gjatë lutjeve të së premtes, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA. Sipas zyrës së shtypit të qytetit të Homsit, një pajisje shpërthyese plasi brenda xhamisë “Ali bin Abi Talib”, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar menjëherë zonën. Deri më tani nuk ka pasur asnjë pretendim për përgjegjësinë e sulmit. Agjencia SANA bëri me dije se kanë niur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit. Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) deklaroi se ende nuk është e qartë nëse shpërthimi ishte rezultat i një sulmi vetëvrasës apo i një pajisjeje shpërthyese të vendosur brenda xhhamisë. Qyteti...