Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia raporton se ishte sulm me bombë

Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia raporton se ishte sulm me bombë

Një shpërthim ndodhi ditën e sotme në një shkollë hebraike në Amsterdam. Kryetarja e bashkisë së qytetit, Femke Halsema, tha se beson që shpërthimi që ndodhi gjatë natës ishte një sulm i synuar kundër komunitetit hebraik. Policia dhe zjarrfikësit arritën të ndërhynin shpejt dhe dëmi në shkollë ishte i kufizuar. Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar. Policia po shqyrton videot e kamerave të sigurisë, e cila duket se tregon personin që shpërtheu bombën. Vlen të përmendet se shkollat ​​hebraike, sinagogat dhe institucione të tjera në të gjithë botën kanë rritur masat e sigurisë pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit muajin e kaluar. Top Channel