Shpërthim në një ndërtesë në Itali, humb jetën një person! Shpëtojnë 4 të tjerë
Një shpërthim i fortë u regjistrua të martën pasdite në një ndërtesë trekatëshe të vendosur në Verona, Itali. Katër persona mësohet se jetonin në ndërtesë. Tre prej tyre u shpëtuan dhe një u nxor i vdekur. Katër ambulanca dhe zjarrfikës nxituan menjëherë në vendin e shpërthimit. Sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror. Zjarrfikësit dhe anëtarët e Mbrojtjes Civile kërkuan nën rrënoja për të gjetur viktimën. Siç shihet edhe nga pamjet ndërtesa është shembur dhe ka marrë dëmtime të mëdha. #Verona, intervento dei #vigilidelfuoco in corso a Negrar per l’esplosione con conseguente crollo in un fabbricato di tre piani. Le squadre, anche con personale USAR e cinofili, stanno operando per accertare se al momento dell’esplosione fossero presenti all’interno le quattro…...
Burimi:
syri.net