Shpërthim në minierë ilegale në Indi, të paktën 18 minatorë humbin jetën
Të paktën 18 minatorë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një shpërthimi në një minierë qymyri që operonte ilegalisht në shtetin Meghalaya, në verilindje të Indisë, njofton policia. Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim dhe autoritetet dyshojnë se disa persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën tokë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokale të enjten, në zonën East Jaintia Hills. Sipas drejtorit të policisë së shtetit, Vikash Kumar, aksidenti ndodhi nga metoda jashtëzakonisht e rrezikshme që përdor dinamit për të hapur tunele shumë të ngushta, ku punëtorët detyrohen të punojnë të përkulur për të nxjerrë qymyrin. Aktivistët thonë se kjo metodë vazhdon të përdoret në Meghalaya pavarësisht se ligji nuk e lejon. Kryeministri i Indisë,...
Burimi:
top-channel.tv