Shpërthim i madh në Dubai, katër të plagosur pranë hotelit luksoz në Palm Jumeirah

Shpërthim i madh në Dubai, katër të plagosur pranë hotelit luksoz në Palm Jumeirah

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi që goditi zonën pranë hotelit Fairmont The Palm në ishullin artificial Palm Jumeirah, në Dubai, duke shkaktuar një zjarr të madh në ambientet përreth resortit luksoz. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Pamje të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi të zi që ngrihen mbi ishullin e njohur turistik. Ngjarja vjen mes raportimeve për një sulm të mundshëm me raketa iraniane në rajonin e Gjirit, megjithatë ende nuk është e qartë nëse zona është goditur drejtpërdrejt nga një raketë apo nga fragmente të saj. Dy dëshmitarë okularë deklaruan se dëgjuan një shpërthim të fortë dhe panë tym që ngrihej nga një hotel, ndërsa ambulancat...