Shpërthim i fuqishëm në Romë, shemben dy ndërtesa si pasojë e rrjedhjes së gazit, 2 të plagosur e 2 të tjerë nën rrënoja
Një shpërthim i fortë ka tronditur mëngjesin e së dielës zonën Piana del Sole në Romë, duke shembur dy ndërtesa 2-katëshe. plagosur rëndë 2 persona dhe duke lënë 2 të tjerë nën rrënoja. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe godina të tjera përreth. Si pasojë, rreth 70 banorë janë evakuuar nga zona për arsye sigurie. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e via Tavagnasco me via Cigliè. Nga verifikimet e para, dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi. Autoritetet janë në vendngjarje dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Burimi:
syri.net