Shpërthim brenda xhamisë në kryeqytetin e Pakistanit, disa besimtarë të vrarë
Një shpërthim ndodhi të premten në një xhami myslimane në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Paraprakisht dyshohet se kanë mbetur disa të vrarë. Shpërthimi tronditi xhaminë gjatë namazit të së premtes, tha zyrtari i policisë Zafar Iqbal. “Disa njerëz janë dërguar në spital. Nuk mund të them se sa janë të vdekur në këtë moment, por po, ka viktima, tha ai. Lloji i shpërthmit nuk është ende i qartë, tha një zëdhënës i policisë. Policia është në vendngjarje. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv