“Shpërthen” meningjiti në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur, njëri prej tyre student në Universitetin e Kentit
Dy persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të meningjitit në zonën e Canterbury-t në Mbretërinë e Bashkuar, mes tyre edhe një student i Universitetit të Kentit, ndërsa disa të rinj të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të BBC, edhe 11 persona të tjerë nga zona e Canterbury-t janë aktualisht të shtruar në spital dhe raportohet se janë të sëmurë rëndë. Shumica e tyre besohet të jenë të moshës 18 deri në 21 vjeç dhe një pjesë janë studentë të universitetit. Të dy personat që kanë vdekur nga forma “invazive” e meningjitit mendohet të kenë qenë në të njëjtën grupmoshë. Një zëdhënës i Universitetit të Kentit konfirmoi se njëri prej viktimave ishte student i këtij institucioni. Më shumë se...
Burimi:
top-channel.tv