Shpërthen meningjiti në Angli, vala filloi nga një klub nate/ Mjekët në alarm: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë
Britania e Madhe është në alarm nga një shpërthim vdekjeprurës meningjiti, të cilin, krerët e shëndetësisë nuk po e frenojnë dot. Autoritetet kanë dhënë alarmin, e punonjësve të shëndetësisë u është kërkuar të tregojnë vëmendje maksimale për shenjat e infeksionit që ka marrë deri më tani dy jetë njerëzish, dhe 20 të tjerë dyshohen si të prekur. Vala e infektimeve mendohet se ka nisur nga një klub nate në Canterbury, pronari i të cilit pohoi se edhe dy pjesëtarë të stafit janë infektuar dhe kanë përfunduar në spital. Kur u pyet nëse shpërthimi i sëmundjes është arritur të vihej nën kontroll, Dr. Anjan Ghosh, nga Këshilli i Qarkut Kent, i tha BBC-së “se ende nuk janë në gjendje ta pohojnë këtë në mënyrë përfundimtare”. “Ne...
Burimi:
top-channel.tv