Shpërndau parlamentin/ Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon
vjosa osmani-takimi KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë mëngjesin e sotëm Kuvendin, duke bërë që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Menjëherë më pas, në orën 13:00, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në takimin ku mungoi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Osmani priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkohë që më herët, kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci njoftoi se do ta çojnë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas tyre, shpërndarja e Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani paraqet akt të paprecedent që bie ndesh me rendin. Mëngjesin e sotëm presidentja Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit, pasi ky institucion dështoi...
Burimi:
zeri.ai