Shpërdorim detyre e korrupsion: Nën hetim Autoriteti Italian për Privatësinë pas investigimeve të emisionit ‘Report’, bastisen zyrat
Nga Alba Kepi Pas investigimeve gazetareske të emisionit “Report”, Prokuroria e Republikës së Romës ka hapur një hetim penal ndaj Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Garante della Privacy). Me urdhër të Prokurorisë, një njësi inspektuese e Guardia di Finanza u paraqit këtë mëngjes në selinë e Autoritetit për të sekuestruar dokumentacion, të dhënat telefonike, telefona celularë dhe kompjuterë. Sipas burimeve gjyqësore, të gjithë anëtarët e Kolegjit janë nën hetim, përfshirë edhe presidentin Pasquale Stanzione. Hetimi koordinohet nga prokurori i deleguar Giuseppe De Falco. Veprat penale të dyshuara janë përdorim i paligjshëm i fondeve publike dhe korrupsion. Çështja lidhet drejtpërdrejt me zbulimet e bëra nga “Report” dhe “Il Fatto Quotidiano”, të cilat kishin ngritur dyshime serioze mbi: shpenzimet e përfaqësimit të Kolegjit, rimbursime...
Burimi:
syri.net