Shpenzimet mund të arrijnë në dy miliardë euro, Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Forcat e Armatosura Gjermane do të pajisen me të ashtuquajtura dronë kamikaze. Këtë e vendosi Komiteti i Buxhetit i Bundestagut, i cili miratoi planet e Ministrisë së Mbrojtjes. Fillimisht, do të blihen sisteme armësh nga prodhuesit gjermanë Helsing dhe Stark Defence me një vlerë totale prej rreth 540 milionë eurosh. Për blerje shtesë, që kalojnë këtë shumë, duhet të konsultohet përsëri Komisioni i Buxhetit . Kjo përcaktohet në një rezolutë, të cituar nga ARD. Politikanët e buxhetit kanë vendosur kufij për Ministrinë e Mbrojtjes për shpenzimet e mundshme totale: sipas kushteve të negociuara, mund të shpenzohen maksimumi 2 miliardë euro për “drone kamikaze”, të ndara në mënyrë të barabartë midis dy kompanive të armëve. Ministria e Mbrojtjes kishte parashikuar fillimisht një buxhet prej 4,3 miliardë...
Burimi:
top-channel.tv