Shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen arrijnë rekordin prej 1.4 trilion dollarësh
Të gjithë anëtarët e NATO-s kanë arritur për herë të parë objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me shpenzimet totale që kanë arritur në 1.4 trilion dollarë. Në vitin 2025, shpenzimet e aleancës tejkaluan 1.4 trilionë dollarë, nga 1.3 trilionë dollarë vitin e kaluar, sipas Euractiv. Evropa dhe Kanada rritën buxhetet për mbrojtjen me 20 për qind në terma realë, duke arritur një rekord prej 574 miliardë dollarësh, ku 34 për qind e këtyre shpenzimeve u drejtuan për blerjen e armatimeve. Tani ata përbëjnë rreth 41 për qind të shpenzimeve totale të NATO-s, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Shtetet e Bashkuara. Shkalla më e lartë e shpenzimeve ndaj PBB-së u regjistrua në Poloni (4.3 për qind), Lituani...
Burimi:
opinion.al