‘Shkundet’ sërish Rusia, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

‘Shkundet’ sërish Rusia, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë ka goditur rajonin e Kamchatka-s në Rusi. Tërmeti u regjistrua me një thellësi prej 52.2 km, dhe agjencia EMSC e konfirmoi me të njëjtën magnitudë dhe thellësi, ndërsa nuk raportohet për kërcënim nga cunami pas këtij tërmeti. Epiqendra e tërmetit ndodhej 128 km në jug të Vilyuchinsk, 143 km në jug të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe 57 km në jug të Yelizovo, qytete të banuara nga mijëra banorë. Sipas të dhënave, rreth 65,000 njerëz ndjenë dridhje të dobëta, ndërsa 201,000 përjetuan lëkundje më të lehta. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të rëndësishme materiale. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së lëshoi një alarm të gjelbër, duke vlerësuar një probabilitet të ulët për viktima dhe dëme ekonomike. Sidoqoftë, për...