‘Shkëputën iranianët nga bota’ – SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët dhe drejtuesit e telekomunikacionit
Shtetet e Bashkuara po vendosin kufizime vizash për 18 zyrtarë iranianë dhe udhëheqës të industrisë së telekomunikacionit, tha Departamenti i Shtetit të mërkurën, masa e fundit e vendosur kundër Teheranit. Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të DASH, Departamenti i Shtetit i ka argumentuar sankisonet e reja ndaj zyrtarëve të lartë, me faktin se gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në dhjetor dhe janar 2025, regjimi iranian ka përdorur dhunë dhe represion kundër dhjetëra mijëra demonstruesve paqësorë. Kufizimet, vijnë si një përgjigje ndaj regjimit të mullahëve, pasi vendosi një mbyllje pothuajse totale të internetit në të gjithë vendin, e paprecedentë në shtrirje dhe kohëzgjatje, që kufizoi rëndë dokumentimin e pavarur të abuzimeve dhe i shkëputi iranianët nga bota. ‘Edhe sot, regjimi vazhdon të kufizojë...
Burimi:
syri.net