Shkencëtarët shpallin “Orën e Qametit” për njerëzimin: 85 sekonda para mesnatës

Shkencëtarët shpallin “Orën e Qametit” për njerëzimin: 85 sekonda para mesnatës

Revista “Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë” e ka vendosur në mënyrë simbolike “Orën e Qametit” apo Apokalipsin në 85 sekonda para mesnatës, duke shënuar kështu momentin më të afërt me “fundin” që nga krijimi i saj. Ky tregues simbolik pasqyron, sipas Euroneës, nivelin e rrezikut ekzistencial me të cilin përballet njerëzimi. Vendimi bazohet në disa faktorë kyç: përshkallëzimin e tensioneve bërthamore mes fuqive të mëdha, përkeqësimin e krizës klimatike me pasoja gjithnjë e më shkatërruese, si dhe rreziqet në rritje që lidhen me teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë. “Bashkëpunimi ndërkombëtar po zbehet, ndërsa konkurrenca dhe nacionalizmi po rrisin rrezikun e konflikteve dhe katastrofave globale,” thuhet në deklaratën zyrtare të organizatës. “Ora e Apokalipsit” nuk është një orë reale, por një simbol paralajmërues që...