Shkëmbimi i zjarrit në Milano, vdes pas një jave në spital 30-vjeçari kinez që tentoi të qëllonte policinë
Liu Wenham, 30-vjeçari me origjinë kineze, i cili më 1 shkurt vodhi armën e një roje sigurie dhe më pas hapi zjarr ndaj një patrulle policie, ka ndërruar jetë pas një jave në spitalin. 30-vjeçari ishte plagosur rëndë gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, të cilat iu kundërpërgjigjën me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në Piazza Mistral, në periferi të zonës Rogoredo, e njëjta zonë ku vetëm disa ditë më parë një trafikant droge 28-vjeçar maroken ishte vrarë nga një tjetër oficer policie gjatë një operacioni. Sipas autoriteteve, 30-vjeçari, emigrant pa dokumente dhe pa vendbanim të përhershëm, vuante nga probleme të përsëritura mendore dhe ishte një person i njohur për forcat e rendit. Pasditen e 1 shkurtit ai kishte sulmuar një roje sigurie me...
Burimi:
syri.net