Shkëmbim zjarri në Milano/ Grabitësi qëllohet me plumb në kokë nga policia, në gjendje të rëndë për jetën
Një shkëmbim zjarri ndodhi në Milano mes policisë dhe një grabitësi, duke lënë këtë të fundit në gjendje kritike. Sipas raportimeve, grabitësi, me origjinë të mundshme aziatike, sulmoi një roje sigurie italian 50-vjeçar që po shkonte në punë, duke e goditur me shkop dhe duke i rrëmbyer armën. Më pas, ai u përpoq të largohej dhe u ndoq nga patrullat e policisë, shkruan Corriere. Rreth orës 15:17, njësia e specializuar UOPI e ndaloi grabitësin në Via Cassinis, përpara restorantit All America Diner. Ai hapi zjarr drejt makinës së patrullës, duke qëlluar të paktën tre herë. Oficerët iu kundërpërgjigjën zjarrit dhe e goditën burrin të paktën dy herë – një plumb në shpatull dhe një në kokë. Atij iu dha trajtim i menjëhershëm nga mjekët dhe...
Burimi:
top-channel.tv