“Shkëmbim” sulmesh me Iranin, Izraeli lëshon urdhër të ri evakuimi nga lagjet e Bejrutit

“Shkëmbim” sulmesh me Iranin, Izraeli lëshon urdhër të ri evakuimi nga lagjet e Bejrutit

sulme IZRAEL- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim të ri, duke thënë se kanë zbuluar raketa që po lëshohen nga Irani. Është vala e pestë në harkun kohor prej nëntë orëve. IDF po i inkurajon njerëzit në zonat e prekura të strehohen, raporton BBC. Izraeli ka paralajmëruar disa lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrutit, që të evakuohen “menjëherë” përpara veprimeve ushtarake izraelite. Zëdhënësi i IDF Avichay Adraee thotë se paralajmërimi vlen veçanërisht për banorët e Haret Hreik, Ghobeiry, Lilaki, Hadath, Burj al-Barajneh, Tahwitat al-Ghadir dhe Chiyah. Ai thotë se IDF nuk do të hezitojë të shënjestrojë "këdo që gjendet në afërsi të operativëve të Hezbollahut". "Po e vini veten dhe jetën tuaj në rrezik... evakuoni menjëherë zonën", shkruan ai në X.