Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar! Detajet e plota të operacionit…(VIDEO)

Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar! Detajet e plota të operacionit…(VIDEO)

ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge që operonte prej vitesh brenda dhe jashtë vendit, edhe në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në persona në total, 8 janë shtetas shqiptarë dhe një italian. Sipas mediave italiane, kontrollet u zhvilluan jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri.  Mësohet se operacioni i koduar "Sturl One" përbën vazhdimësinë e hetimeve të mëparshme të njohura si TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, të cilat çuan në zbulimin e 3 organizataved dhe në ekzekutimin e një totali prej 35 masash kufizuese në janar 2021 dhe shtator 2022. Hetimi i TREXIT 2019 zbuloi ekzistencën dhe funksionimin e tre organizatave kriminale në provincën e Reggio Emilia, njëra prej të cilave përbëhej nga...