Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta/ ‘Kristin’ shkakton dy të vdekur në Portugali. Pamjet e frikshme

Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta/ ‘Kristin’ shkakton dy të vdekur në Portugali. Pamjet e frikshme

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që goditën Portugalinë gjatë natës kanë shkaktuar të paktën dy viktima dhe dëme të konsiderueshme në zonën e Lisbonës, njoftuan shërbimet e shpëtimit. Stuhia Kristin solli erëra deri në 150 km/orë, rrëzoi pemë, shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke, duke detyruar autoritetet të përgjigjen ndaj rreth 1,500 incidenteve vetëm mesnatën dhe mëngjesin e sotëm. Një person humbi jetën në Vila Franca de Cira kur një pemë ra mbi makinën e tij, ndërsa një tjetër u vra nga rënia e një strukture metalike në Monte Real. Qeveria portugeze e karakterizoi stuhinë si një “ngjarje ekstreme klimatike” dhe raportoi se deri në 850,000 familje ose institucione mbetën pa energji elektrike. Rrugët dhe shërbimet hekurudhore janë ndërprerë në disa zona, ndërsa disa...