Shembet miniera në Kongo/ Të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë
Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Sipas ‘Reuters‘, numri i saktë i viktimave vijon të jetë në verifikim, ndërsa shumë minatorë dyshohet se kanë mbetur ende të bllokuar nën rrënoja. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, deklaroi se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë që ndodheshin në zonë për tregti. Disa persona u shpëtuan në momentet e fundit, por pësuan lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit bëri të ditur se numri i viktimave të konfirmuara ka arritur të paktën në 227 Miniera ndodhet në territor të kontrolluar nga grupi rebel M23 që prej vitit 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, M23 ka shfrytëzuar dhe plaçkitur burimet minerare...
Burimi:
top-channel.tv