Shembet ‘aksi’ Gjermani-Francë? Bosht i ri në Europë, ku i ktheu sytë Merz

Shembet ‘aksi’ Gjermani-Francë? Bosht i ri në Europë, ku i ktheu sytë Merz

Nga Angela Merkel dhe Francois Hollande, tek Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, aksi franko-gjerman ka qenë në kohë sinonim i një marrëdhënieje që ndihmoi në promovimin e stabilitetit dhe paqes në Europë. Por tani, Gjermania e kancelarit Friedrich Merz, po e ndryshon këndvështrimin në raport me Italinë, e cila ka qenë prej kohësh nën hijen e marrëdhënieve me Francën, partnerin e tyre zyrtarisht më të ngushtë.  Merz me disa ministra pritet të udhëtojnë drejt Romës, teksa kryeministrja Giorgia Meloni që dikur shihej si përfaqësuese e së djathtës ekstreme, tani konsiderohet se tregon pragmatizëm dhe mund ndërmjetësojë në konfliktin me Trump. Mosmarrëveshja për Groenlandën duket se është zbutur, të paktën për momentin. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do ta pushtojë me forcë ishullin, i cili...