Shefja e OBT: Lufta me Iranin kërcënon sigurinë globale ushqimore!

Shefja e OBT: Lufta me Iranin kërcënon sigurinë globale ushqimore!

Lufta në Lindjen e Mesme “kërcënon sigurinë globale ushqimore”, paralajmëroi të enjten në Gjenevë Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ndërsa Irani bllokon Ngushticën strategjike të Hormuzit që nga lufta e nisur nga SHBA-të dhe Izraeli. “Konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon gjithashtu sigurinë globale ushqimore, pasi ndërprerjet e transportit detar dhe kostot më të larta të energjisë zvogëlojnë furnizimin dhe rrisin koston e plehrave”, u tha Ngozi Okonjo-Iweala gazetarëve në Gjenevë, ndërsa po prezantonte një raport mbi perspektivën e tregtisë globale. Okonjo-Iweala shtoi: “Një ndërprerje e zgjatur e furnizimit mund të ndikojë negativisht në sistemet ushqimore, duke i nxitur fermerët të zvogëlojnë përdorimin e plehrave dhe të mbjellin kultura që kërkojnë më pak inpute intensive.” Bllokada e Ngushticës së...