Shefi i Pentagonit: Ushtria iraniane ‘e paefektshme në luftime’, Mojtaba Khamenei i plagosur dhe ‘i shpërfytyruar’

Shefi i Pentagonit: Ushtria iraniane ‘e paefektshme në luftime’, Mojtaba Khamenei i plagosur dhe ‘i shpërfytyruar’

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegsett, u tha gazetarëve në Pentagon se Shtetet e Bashkuara po u shkaktonin humbje të mëdha forcave të armatosura iraniane. Ai gjithashtu theksoi se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte "i plagosur" dhe "ndoshta i shpërfytyruar". "Ne po e shkatërrojmë ushtrinë e regjimit radikal iranian në një mënyrë që bota nuk e ka parë kurrë më parë", tha Hegsett. Ai shtoi se ushtria iraniane është bërë “e paefektshme në luftime”, që do të thotë se nuk është më e aftë të kryejë operacione efektive ushtarake. Udhëheqësi Suprem i Iranit 'i plagosur dhe ndoshta i shpërfytyruar' Hegseth tha gjithashtu se Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ishte “plagosur” dhe “ndoshta i shpërfytyruar”, megjithëse nuk ka...