Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

Shefi i NATO-s: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Irani është “afër” të shndërrohet në një kërcënim për Evropën. Në deklaratat e tij, Rutte theksoi rëndësinë që Irani të mos ketë mundësi të përbëjë rrezik për sigurinë e vendeve evropiane. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për veprimet e presidentit amerikan Donald Trump për shkatërrimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Teheranit. Sipas shefit të NATO-s, është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të sigurojë që Irani të mos zhvillojë kapacitete që mund të kërcënojnë rajonin dhe Evropën në të ardhmen.