Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Shefi i inteligjencës ushtarake emërohet në postin e ndihmësit kryesor të Zelenskyt
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten emëroi shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si kreun e ri të zyrës së tij, pas dorëheqjes së ndihmësit të tij kryesor në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni. Budanov, 39 vjeç, njihet në Ukrainë për një sërë operacionet e guximshme kundër Rusisë që nga kur kjo e fundit nisi pushtimin e fqinjit më 2022. “Kam pasur një takim me Kyrylo Budanov dhe i kam ofruar rolin e kreut të Zyrës së presidentit të Ukrainë”, tha Zelensky në rrjetet sociale. Ky emërim vjen në një moment kyç të luftës që po vazhdon për gati katër vjet, ndërsa Zelensky njoftoi të mërkurën se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për të dhënë fund konfliktit ishte “90 për...