SHBA zhvendos sistemin anti-raketor THAAD nga Koreja e Jugut drejt Lindjes së Mesme, rriten shqetësimet në Seul
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin pjesë të sistemit të tyre të mbrojtjes nga raketat ‘Terminal High-Altitude Area Defense’ (THAAD) nga Koreja e Jugut drejt Lindjes së Mesme, në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit. The Washington Post, shkruan se disa komponentë të sistemit po dërgohen për të forcuar mbrojtjen e bazave amerikane dhe aleate në rajon, ndërsa Irani vazhdon të lëshojë dronë dhe raketa balistike. Lëvizja vjen rreth dy javë pas fillimit të luftës mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit. Sipas një vlerësimi të The New York Times, Teherani ka lëshuar deri tani më shumë se 500 raketa balistike, shumica e të cilave janë interceptuar. THAAD është një nga sistemet më të avancuara amerikane të mbrojtjes nga raketat balistike. Ai është projektuar...
Burimi:
top-channel.tv