SHBA ushtrojnë presion ndaj Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit për armë përballë Kinës
Shtetet e Bashkuara rrisin presionin ndaj Tajvanit për të investuar më shumë në mbrojtje. Një delegacion senatorësh kërkon miratimin urgjent të buxhetit ushtarak. Debati në parlamentin tajvanez thellohet mes ndasive politike. Një delegacion senatorësh amerikanë ka rritur presionin ndaj Tajvanit për të miratuar një buxhet të ri të posaçëm për mbrojtjen, në një kohë kur tensionet me Kinën mbeten të larta. Gjatë një vizite në Taipei, senatori republikan John Curtis e cilësoi “shumë të rëndësishëm” miratimin e këtij buxheti për sigurinë e ishullit. Pas takimit me presidentin tajvanez, senatorët theksuan se SHBA po investon në rajon dhe pret që edhe Tajvani të bëjë të njëjtën gjë, në mënyrë që të përballen së bashku me sfidat e sigurisë. Parlamenti i Tajvanit është aktualisht në debat për...
Burimi:
top-channel.tv