SHBA ultimatum aleatëve për Iranin/ Sekretari Rubio: IRGC dhe Hezbollahu të shpallen organizata terroriste

SHBA ultimatum aleatëve për Iranin/ Sekretari Rubio: IRGC dhe Hezbollahu të shpallen organizata terroriste

Administrata e Presidentit Donald Trump i kërkoi diplomatëve amerikanë në mbarë botën të ushtrojnë presion mbi aleatët për ta shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike-IRGC të Iranit dhe grupin Hezbollah me qendër në Liban si organizata terroriste, duke përmendur rrezikun e lartë të sulmeve, sipas një kabllogrami të brendshëm të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters. Direktiva, e datës 16 mars dhe e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, iu dërgua të gjitha përfaqësive diplomatike dhe shërbimeve konsullore amerikane. Ajo kërkon që mesazhi t’u përcillet homologëve të “nivelit më të lartë të përshtatshëm” brenda 20 marsit, duke shtuar se përpjekjet për t’i futur këto grupe në listën e zezë duhet të koordinohen me homologët izraelitë. Kabllogrami nënvizon se, për shkak të rrezikut të...