SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi
Financial Times raporton për një plan që do t’i kushtëzonte garancitë e sigurisë për Ukrainën me dorëzimin e territoreve në Lindje, por Shtëpia e Bardhë e cilëson lajmin “krejtësisht të pavërtetë”. “Tërheqja nga Donbasi është rruga drejt paqes për Ukrainën”, shkroi në platformën X negociatori rus Kirill Dmitriev, duke përsëritur qëndrimin e njohur të Moskës për dorëzimin e territoreve të aneksuara në mënyrë të njëanshme. Rusia prej muajsh kërkon që Kievi t’i njohë këto rajone, të cilat në terren i kontrollon vetëm pjesërisht. Sipas një raportimi të Financial Times, që citon të paktën tetë burime, administrata amerikane thuhet se ka shqyrtuar mundësinë e lidhjes së garancive të sigurisë për Ukrainën me dorëzimin e rajoneve lindore ndaj Moskës. Si pjesë e këtij skenari, Washingtoni do të kishte...
Burimi:
javanews.al