SHBA-të justifikojnë qëndrimin ndaj Groenlandës, europianët paralajmërojnë Trumpin

SHBA-të justifikojnë qëndrimin ndaj Groenlandës, europianët paralajmërojnë Trumpin

Sipas arsyetimit amerikan Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, sepse evropianët duken të dobët. Qeveria amerikane e justifikoi qëllimin e saj për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja me nevojën për të shmangur një konflikt të mundshëm në rajonin e Arktikut. Ministri i Financave dhe i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, deklaroi në programin “Meet the Press” të NBC News se Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, dhe se nëse Groenlanda do të ishte pjesë e Shteteve të Bashkuara, nuk do të lindë fare nevoja për ta mbrojtur atë. Bessent tha gjithashtu: “Evropianët duken të dobët. SHBA-të duken të forta.” Kryeministrja daneze: “Nuk jemi ne ata që kërkojnë konflikt” Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e kritikoi ashpër kërcënimin...