SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin

SHBA-të japin dritën jeshile për shitjen e 30 helikopterëve sulmues Apache për Izraelin

Qeveria Trump njoftoi të premten se ka miratuar shitjen e 30 helikopterëve sulmues AH-64E Apache, si dhe pajisje dhe shërbime shoqëruese, për Izraelin, aleatin më të ngushtë të Uashingtonit në Lindjen e Mesme. Vlera e marrëveshjes parashikohet të arrijë në total 3,8 miliardë dollarë. Marrëveshja vjen në një moment kur po respektohet një armëpushim i brishtë në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara mbeten “të përkushtuara ndaj sigurisë së Izraelit dhe është jetike për interesat kombëtare të SHBA-së që Izraeli të mbështetet për të zhvilluar kapacitete të forta dhe të gatshme mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Në të njëjtën kohë, theksohet se Kongresi është njoftuar për miratimin e transaksionit, ashtu siç kërkohet nga legjislacioni amerikan për shitjet e mëdha të armëve.