SHBA-të heqin disa sanksione ndaj naftës iraniane për 30 ditë
Qeveria amerikane po heq përkohësisht disa sanksione mbi naftën iraniane, duke lejuar shitjen e naftës iraniane që ka mbetur në det. Ky veprim synon të lehtësojë presionin mbi tregun global të energjisë dhe të ulë çmimet e naftës. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent tha se heqja e përkohshme e sanksioneve është “e targetuar ngushtë” dhe zgjat 30 ditë, vetëm për naftën iraniane që ndodhet tashmë në anije. Ai shpjegoi se ky veprim lejon shitjen e naftës që ishte “bllokuar” për shkak të barrierave të transportit detar. “Duke hapur përkohësisht këtë furnizim ekzistues për botën, SHBA-të do të sjellin shpejt afërsisht 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke zgjeruar furnizimin global me energji dhe duke ndihmuar në lehtësimin e presioneve të përkohshme të...
Burimi:
syri.net