SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po forcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa një tjetër aeroplanmbajtëse, USS George H.W. Bush, pritet të dërgohet së shpejti në rajon, përballë tensioneve në rritje me Iran. Sipas Fox News, aeroplanmbajtësja përfundoi të enjten përgatitjet përpara nisjes, pas një serie ushtrimesh komplekse. Aeroplanmbajtësja do të lëvizë drejt Mesdheut Lindor, duke shtuar praninë ushtarake amerikane në rajon. Aktualisht, dy aeroplanmbajtëset e tjera amerikane janë gjithashtu të vendosura në zone. USS Gerald R. Ford, më e madhja në botë, po vijon kursin drejt Detit të Kuq pas kalimit në Kanalin e Suezit, ndërsa USS Abraham Lincoln vazhdon operacionet në Detin Arabik lidhur me konfliktin në Iran.