SHBA sulmon Venezuelën, Maduro shpall gjendjen e emergjencës, urimi i Trump për Vitin e Ri

SHBA sulmon Venezuelën, Maduro shpall gjendjen e emergjencës, urimi i Trump për Vitin e Ri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar sulme ushtarake ndaj objektivave brenda territorit të Venezuelës, përfshirë edhe instalime ushtarake, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë për CBS News. Sipas raportimit të gazetarëve Jim LaPorta dhe ekipit investigativ të CBS, vendimi është marrë në orët e para të së shtunës dhe përbën një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të fushatës së administratës Trump kundër regjimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro. Burimet amerikane bëjnë me dije se operacioni është pjesë e një strategjie më të gjerë presioni ndaj Caracasit, e lidhur me akuzat për trafik droge, korrupsion shtetëror dhe kërcënim për stabilitetin rajonal. Lajmi vjen në të njëjtën kohë me raportime për shpërthime të shumta në Caracas, fluturime të ulëta avionësh gjatë natës dhe ndërprerje të energjisë elektrike në...