SHBA sekuestron një tjetër anije-cisternë në brigjet e Venezuelës

SHBA sekuestron një tjetër anije-cisternë në brigjet e Venezuelës

Bota E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 21:58 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar një tjetër anije-cisternë në brigjet e Venezuelës, sipas zyrtarëve amerikanë. Ky operacion i vazhdueshëm udhëhiqet nga Roja Bregdetare, me mbështetjen e helikopterëve të ushtrisë amerikane, siç i tha një zyrtar NBC, partnerit amerikan të Sky. Si Roja Bregdetare ashtu edhe Pentagoni i referuan pyetjet rreth këtij veprimi Shtëpisë së Bardhë, e cila ende nuk ka komentuar. Ky zhvillim vjen pas sekuestrimit javën e kaluar të një anije-cisternë nafte të sanksionuar, të quajtur “Skipper”, gjithashtu në brigjet e Venezuelës. Ndërkohë, ka pasur një rritje të vazhdueshme të forcave amerikane në rajon, duke e vendosur efektivisht Venezuelën nën embargo. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se “Venezuela është plotësisht e rrethuar nga...