Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SHBA sekuestroi një tjetër cisternë venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të vendosim se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë
Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e cila kishte ndërruar flamurin në Rusi dhe që, sipas Uashingtonit, i përkiste “flotës në hije” të lidhur me Venezuelën. Sekuestrimi i cisternës në Atlantikun e Veriut ka shkaktuar reagime të ashpra nga Moska dhe Pekini. Megjithatë, Kremlini njoftoi sot lirimin e dy anëtarëve rusë të ekuipazhit, duke deklaruar se “mirëpret” veprimin dhe “shpreh mirënjohje për udhëheqjen amerikane”, në një përpjekje të dukshme për të ruajtur linja komunikimi të hapura me SHBA-në, në sfondin e negociatave të vështira për Ukrainën. Kievi, nga ana tjetër, e përshëndeti sekuestrimin, duke e quajtur cisternën Olina pjesë të “flotës në hije” ruse. Sipas SHBA-së, operacioni u krye nga forcat që...