SHBA: Rubio do të bisedojë me Danimarkën për Groenlandën

SHBA: Rubio do të bisedojë me Danimarkën për Groenlandën

Marco Rubio SHBA- Çfarë ka në plan SHBA me Groenlandën? Deklarimet e presidentit Donald Trump jo vetëm në Europë kanë ngjallur pasiguri dhe irritim. Të mërkurën (07.01.2026) zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk e përjashtoi në mënyrë eksplicite një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së lidhur me çështjen e Groenlandës. Tani ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio deklaroi për javën e ardhshme një takim me përfaqësues të Danimarkës, për të biseduar lidhur me Groenlandën. I pyetur, nëse me këtë është fshirë tashme një opcion i veprimit ushtarak, ai nuk donte të prononcohej përpara gazetarëve. Ende nuk është bërë e ditur, kur do të zhvillohet takimi. Më parë Danimarka dhe Groenlanda patën kërkuar një takim me ministrin e Jashtëm të SHBA-së. Eshtë e tepërt, që komunikimi me SHBA-në...