SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë
Më shumë se 160 milionë banorë në Shtetet e Bashkuara pritet të preken nga një stuhi masive këtë fundjavë, që pritet të sjellë akull në jug, të ftohtë të acartë në rajonet qendrore e perëndimore, dhe reshje të dendura bore në Verilindje. Mediat vendase paralajmërojnë se mëngjesin e së shtunës, temperaturat do të zbresin ndjeshëm nën zero. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të përgatiten për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, të cilat mund t’i lënë njerëzit pa ngrohje. Mungesa e ngrohjes në mënyrë të veçantë do të jetë shumë e rrezikshme sepse i ftohti i acartë pritet të vazhdojë edhe pasi të kalojë stuhia. Në Teksas, Guvernatori Greg Abbott shpalli gjendjen e katastrofës natyrore për 134 qarqe të shtetit, me...
Burimi:
top-channel.tv