SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran
Zyrtarë të Pentagon kanë bërë përgatitje të detajuara për vendosjen e forcave tokësore amerikane në Iran, sipas disa burimeve të informuara mbi diskutimet, raportoi CBS News. Komandantë të lartë ushtarakë kanë paraqitur kërkesa specifike për të qenë të gatshëm për një skenar të tillë, ndërsa presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet në kuadër të konfliktit SHBA-Izrael me Iranin. Sipas burimeve, Trump ka diskutuar mundësinë e pozicionimit të trupave në rajon, megjithëse nuk është e qartë në çfarë rrethanash do të autorizonte përdorimin e tyre. I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale, ai u shpreh: “Nuk po dërgoj trupa askund”, por shtoi se nëse do ta bënte, nuk do ta bënte publike. Zyrtarët Komandën Qendrore të SHBA-së nuk pranuan të japin detaje, duke ia kaluar komentet...
Burimi:
vizionplus.tv