SHBA paralajmëron aktivitet ushtarak në hapësirën ajrore meksikane dhe të Amerikës Latine

SHBA paralajmëron aktivitet ushtarak në hapësirën ajrore meksikane dhe të Amerikës Latine

Administrata Federale Amerikane e Aviacionit (FAA) u ka rekomanduar kompanive ajrore dhe avionëve që operojnë në hapësirën ajrore të disa rajoneve, veçanërisht mbi Meksikë dhe vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të “aktiviteteve ushtarake”. Paralajmërimi flet për “situata potencialisht të rrezikshme”, të cilat lidhen gjithashtu me ndërprerje të mundshme të shërbimeve të navigimit satelitor, dhe ka një afat fillestar prej 60 ditësh. “FAA ka lëshuar paralajmërime përmes NOTAM-eve (njoftime për pilotët) për hapësira të caktuara ajrore të Meksikës, Amerikës Qendrore, Panamasë, Bogotás, Guayaquil-it dhe Mazatlán-it, si dhe për hapësirën ajrore të Oqeanit Paqësor lindor”, deklaroi një përfaqësues i agjencisë për Agjencinë Franceze të Lajmeve. Sipas tij, paralajmërimet hyjnë menjëherë në fuqi. NOTAM-et i referohen “rreziqeve të mundshme për...