Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SHBA nuk jep afate: Naftën e Venezuelës do ta shesim ne për një periudhë të pacaktuar
Shtëpia e Bardhë e pohoi se ka në plan të kontrollojë shitjet e naftës së Venezuelës “për një kohë të pacaktuar”, teksa administrata Trump harton plane për kompanitë amerikane të naftës që të kthehen në vend. Më herët, Donald Trump deklaroi për të parën herë hapur se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i “kthente” SHBA-së midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë “me cilësi të lartë”. Nafta me vlerë mbi 2 miliardë dollarë do të merret nga magazinimi me anije dhe do të sillet direkt në portet e shkarkimit të SHBA-së, shkroi ai në Truth Social, ku shtoi se nafta do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe paratë e gjeneruara nga shitjet do të kontrollohen nga ai vetë, në të mirë...