SHBA ndryshon strategji? Nis shqyrtimi i skenarëve për dërgimin e trupave tokësore në Iran
Zyrtarë ushtarakë amerikanë po hartojnë plane të detajuara për mundësinë e vendosjes së trupave tokësore në Iran, sipas raportimeve të CBS News, duke cituar burime të informuara mbi diskutimet në Pentagon. Sipas raportit, zyrtarë të lartë kanë bërë kërkesa specifike për përgatitjen e skenarëve të mundshëm, përfshirë mënyrën se si do të trajtoheshin ushtarët iranianë në rast të një pranie amerikane në terren në Iran. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar më herët se nuk ka plane për të dërguar trupa tokësore, duke shtuar se nëse një vendim i tillë do të merrej, ai nuk do të bëhej publik paraprakisht. Ai gjithashtu ka përmendur se administrata po shqyrton opsione për të “qetësuar” operacionet kundër Iranit. Departamenti i Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi raportimet, ndërsa...
Burimi:
top-channel.tv