SHBA ndërmerr sulme masive në Siri – Objektiv ISIS
SHBA kanë kryer sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave të ISIS-it në të gjithë Sirinë, shkruan “Newssky”. Operacioni u ndërmor me urdhër të Donald Trump, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sulmi të papritur të ISIS-it kundër forcave amerikane dhe siriane në Siri më 13 dhjetor 2025, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil. Më herët, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi se përplasjet e fundit mes forcave kurde dhe atyre qeveritare në Alepo janë shqetësuese, pasi rrezikojnë marrëveshjen e integrimit të marsit 2025 midis Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë së Damaskut. Barrack shtoi se ekipi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, është i gatshëm të lehtësojë bashkëpunimin midis dy palëve për të avancuar procesin...
Burimi:
syri.net