SHBA ndërmerr sulme kundër Shtetit Islamik në Nigeri

SHBA ndërmerr sulme kundër Shtetit Islamik në Nigeri

Bota E Premte, 26 Dhjetor 2025 19:00 Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve të lidhur me grupin Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, ku këta militantë, të njohur lokalisht si Lakurawa, kanë kërkuar të vendosin një bazë. Kampet e grupit në shtetin Sokoto, pranë kufirit me Nigerin, u goditën, sipas ushtrisë amerikane. Numri i viktimave nuk është i qartë, por zyrtarë amerikanë dhe nigerianë konfirmojnë se militantë janë vrarë. Presidenti amerikan Donald Trump i cilësoi sulmet e Ditës së Krishtlindjeve si “vdekjeprurëse” dhe i etiketoi grupet si “plehra terroriste”, duke thënë se kishin “shënjestruar dhe vrarë me egërsi, kryesisht, të krishterë të pafajshëm”. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Nigerisë, Yusuf Maitama Tuggar, i tha BBC-së se ishte një “operacion i përbashkët”...